OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë mbi 30 miliardë dollarë
2024-05-04 18:39:33

Gaza (Foto Forward.com)

Gaza (Foto Forward.com)

Një agjenci e OKB-së bëri të ditur se rindërtimi i Gazës do të kushtojë rreth 30 miliardë deri në 40 miliardë dollarë.

Sipas agjencisë së OKB-së, kjo kërkon një përpjekje në një shkallë të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan “CGTN”.

“Vlerësimet fillestare të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara për rindërtimin e Rripit të Gazës tejkalojnë 30 miliardë dollarë dhe mund të arrijnë deri në 40 miliardë dollarë”,- tha ndihmëssekretari i përgjithshëm i OKB-së, Abdallah al-Dardari. (Irma)