Firmat kryesore të internetit në Kinë regjistruan rritje të qëndrueshme të të ardhurave në tremujorin e parë
2024-05-04 18:03:21

CFP

CFP

Sektori i internetit në Kinës pati rritje të qëndrueshme në të ardhurat e biznesit në tremujorin e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, cituar nga “Xinhua”.

Në tre muajt e parë, kompanitë kryesore të internetit të Kinës dhe kompanitë e shërbimeve të lidhura gjeneruan 384 miliardë juanë (rreth 54 miliardë dollarë amerikanë) të ardhura nga biznesi, një rritje prej 8.4 për qind në baza vjetore.

Kjo normë rritjeje ishte 0.8 pikë përqindjeje më e lartë se ajo e regjistruar në dy muajt e parë.

Kompanitë që ofrojnë shërbime personale, si turizmi dhe transporti i makinave, patën rritje të të ardhurave me 13.3 për qind nga një vit më parë, ndërsa kompanitë që ofrojnë shërbime informacioni regjistruan një rritje të të ardhurave prej 5.9 për qind në tremujorin e parë.

CFP

CFP

Sipas të dhënave, shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin në kompanitë kryesore të internetit dhe shërbimeve të lidhura me to ishin 19.86 miliardë juanë nga janari në mars, duke u ulur me 0.6 për qind në baza vjetore.

Kompanitë e mëdha të internetit dhe kompanitë e shërbimeve të ngjashme i referohen atyre që kanë të ardhura vjetore nga biznesi prej të paktën 20 milionë juanë. (Irma)