Ekspozita fotografike e gazetarit italian hapet në Xi'an të Kinës
2024-05-04 18:14:13

Xinhua

Një ekspozitë fotografie, "Takime · Rruga e Mëndafshit - Xi'an në sytë e një gazetari italian"/Xinhua

Një ekspozitë fotografie e quajtur “Takime · Rruga e Mëndafshit - Xi'an në sytë e një gazetari italian” u çel në muzeun Xi'an në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore, shkruan “Xinhua”.

Kjo ekspozitë është një përzgjedhje e 87 fotografive të vjetra të Xi'an-it të realizuara nga sinologu, gazetari dhe fotografi italian Adriano Madaro midis viteve 1979 dhe 1983.

Udhëtimi i Madaros në Kinë filloi në prill të vitit 1976, kur ai u ftua nga Ministria e Punëve të Jashtme kineze për të vizituar vendin si gazetar. Që atëherë, ai e ka vizituar Kinën 217 herë dhe turnetë e tij kanë mbuluar shumë zona në të gjithë vendin.

Çdo foto regjistron historinë e Xi'an-it dhe titrat përcjellin mendimet dhe ndjenjat e Madaros në atë kohë.

Përveç kësaj, pasaporta e Madaros, kamera, broshurat e luftëtarëve prej terrakote, poezitë e shkruara për Xi'an dhe ekspozita të tjera tregojnë miqësinë e tij me Xi'an-in.

Një nga kuratorët e ekspozitës, Wang Lu nga Muzeu Xi'an, tha se kjo ekspozitë është një reflektim mbi historinë e Xi'an dhe një nderim nga Madaro për miqësinë midis Kinës dhe Italisë. (Irma)