Foto nga VCG
Gjykatat kineze në mbarë vendin përfunduan rreth 8.75 milionë çështje të llojeve të ndryshme në tremujorin e parë të këtij viti, ndër të cilat mbi 2.49 milionë u zgjidhën përmes ndërmjetësimit para procesit gjyqësor, njoftoi Gjykata e Lartë Popullore (SPC).
Më shumë se 3.82 milionë mosmarrëveshje kaluan përmes ndërmjetësimit paragjyqësor nga gjykatat gjatë periudhës, duke shënuar një rritje vjetore prej 13.69 për qind, bën të ditur “Xinhua”.
Foto nga VCG
Ndërmjetësimi para procesit gjyqësor ka luajtur një rol efektiv në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sipas gjykatës.
Të dhënat tregojnë se nga janari deri në mars, gjykatat në të gjithë vendin trajtuan 11 milionë çështje në total dhe panë ulje të numrit të çështjeve civile dhe tregtare, çështjeve administrative dhe çështjeve përmbarimore nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Një platformë ndërmjetësimi për gjykatat popullore e krijuar nga Gjykata e Lartë Popullore është promovuar më tej.
Foto nga VCG
Deri në fund të marsit, 157.000 njësi të qeverisjes së nivelit parësor, 34.000 organizata profesionale të ndërmjetësimit dhe 77.000 ndërmjetës ishin angazhuar në punën e ndërmjetësimit. (Elona)