Hamasi refuzon ofertën e Izraelit për marrëveshjen e pengjeve
2024-05-03 11:14:50

Foto nga VCG

Hamasi njoftoi se refuzon propozimin e fundit të marrëveshjes së pengjeve, të hartuar nga palët ndërmjetësuese dhe të përgatitur nga Izraeli.

Osama Hamdan, një zyrtar i Hamasit me bazë në Liban i lidhur me Hezbollahun, tha se qëndrimi për dokumentin aktual të negociatave është negativ, shkruan “RTSH”.

Zyra e shtypit e Hamasit sqaroi më pas se pozicioni negativ nuk do të thotë se negociatat janë ndalur.

Hamasi thuhet se kishte planifikuar të paraqiste të enjten një propozim të amenduar ndaj atij të hartuar nga ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Amerikan.

Por është e paqartë nëse Izraeli do të jetë i përgatitur për të demonstruar fleksibilitet të mëtejshëm pasi tashmë ra dakord për lirimin e 33 pengjeve femra, të moshuara dhe të sëmurë në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit pas refuzimit të Hamasit të propozimit të mëparshëm që parashikonte lirimin e 40 pengjeve.

Kundërshtimi i Hamasit ndaj ofertës së fundit buron nga besimi i tij se propozimi nuk shkon aq larg sa të garantojë fundin e luftës, tha një diplomat arab për “The Times of Israel”. Në vend të kësaj, ai parashikon që palët të mbajnë gjatë fazës së parë gjashtë-javore një armëpushim të përhershëm.

Izraeli ka refuzuar të angazhohet për t'i dhënë fund luftës dhe kryeministri Benjamin Netanyahu i tha Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, të mërkurën, se IDF-ja do të nisë një pushtim masiv në Rafah për të çmontuar batalionet e mbetura të Hamasit në qytetin më jugor të Gazës, pavarësisht nëse arrihet apo jo një marrëveshje për pengjet, sipas një zyrtari izraelit. (Elona)