Li Qiang i dërgon mesazh urimi Kryeministrit të ri të Serbisë, Vuçeviç
2024-05-03 19:48:16

Foto nga VCG

Më 2 maj, Kryeministri Li Qiang zhvilloi nje bidesë telefonike me Millosh Vuçeviçit për ta uruar atë për marrjen e detyrës si Kryeministër i Serbisë.

Li Qiang tha se nën drejtimin strategjik të dy krerëve të shteteve, partneriteti gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Serbi po funksionon në një nivel të lartë. Të dy palët kanë punuar së bashku për të krijuar një sërë rezultatesh të rëndësishme të bashkëpunimit në ekonomi dhe tregti, investime industriale, ndërtime të infrastrukturës etj. Gjithashtu kanë thelluar edhe bashkëpunimet në fusha të reja si inovacioni teknologjik, ekonomia dixhitale dhe transformimi i gjelbër, duke ofruar ndihmë për zhvillimin përkatës të njëri-tjetrit, dhe sjellë përfitime reale për popujt e të dy vendeve. Jam i gatshëm të punoj me ju për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, për të thelluar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm dhe për të çuar marrëdhëniet Kinë-Serbi të arrijnë një nivel të ri në epokën e re.