Ish Kryeparlamentari serb: Shpresojmë që vizita e Kryetarit Xi të lartësojë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel më të lartë
2024-05-03 16:47:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një intervistë të posaçme për CMG, ish-Kryetari i Parlamentit të Serbisë Vladimir Orlić, deklaroi se Kryetari i shtetit të Kinës Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë në Serbi pas 8 vitesh. Kjo do të jetë një vizitë historike. Ai shpreson që kjo vizitë t'i lartësojë marrëdhëniet Kinë-Serbi drejt një bashkëpunimi praktik të një niveli më të lartë.

 

Orlić u shpreh se Kryetari Xi Jinping është një nga liderët më të mëdhenj në botën e sotme dhe drejton vendin me ndikim më të madh në botë. Ai njëkohësisht është mik i madh dhe i sinqertë i Serbisë dhe popullit serb.

 

“Gjatë këtyre viteve, që nga vizita e fundit e Kryetarit Xi, ne kemi punuar së bashku për të çuar përpara zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Miqësia e hekurt mes Serbisë dhe Kinës është bazuar në respektin dhe besimin reciprok, të vendosur midis Presidentit Vuçiç dhe Kryetarit Xi, si dhe në përpjekjet e përbashkëta të parlamenteve, institucioneve qeveritare dhe popullit serb e kinez. Ne shpresojmë që kjo vizitë të mund të zhvillojë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin praktik midis Serbisë dhe Kinës, në një nivel më të lartë,“ u shpreh Orlić.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

 

Në tetor 2023, në takimin me Presidentin Vuçiç, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Tretë të Lartë të Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë“, Kryetari Xi vuri në dukje se Serbia është mik i hekurt i Kinës. Marrëdhëniet dypalëshe janë përballur me ndryshime të shumta të situatës ndërkombëtare, ndaj mund të quhet si shembulli i miqësisë mes Kinës dhe një vendi europian.

 

"Ndër të gjitha vendet e Europës Qendrore e Lindore, Serbia është vendi i parë që ka nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kinën. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, të dyja vendet do të kenë më shumë arritje në import-eksport të produkteve bujqësore dhe mallrave me vlerë të lartë të shtuar. Përveç kësaj, gjatë Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar ‘Një brez, një rrugë’  zhvilluar vitin e kaluar, të dy vendet nënshkruan 18 dokumente bashkëpunimi, me vlerë prej miliarda eurosh. Serbia së shpejti do të ndërtojë qindra kilometra autostrada dhe infrastrukturë tjetër kryesore. Populli serb do të ketë një të ardhme më të mirë. Serbia, me pasion të madh, do të vazhdojë të marrë pjesë në bashkëndërtimin cilësor të nismës ‘Një brez, një rrugë’," u shpreh Orlić.

 

Gjatë intervistës Orlić tha se falë nismës "Një brez, një rrugë", në Serbi kanë filluar një sërë projektesh të mëdha në infrastrukturë, minierë dhe energji, gjë që ka nxitur shumë zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Serbisë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Vitet e fundit, Kina është bërë burimi më i madh i investimeve të Serbisë dhe një nga partnerët e saj më të rëndësishëm tregtarë. Në dekadën e fundit, eksportet e Serbisë për në Kinë janë rritur me 185 herë. Gjithnjë e më shumë kompani kineze po investistojnë në Serbi, duke dhënë kontribut në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit. Shpresojmë që miqësia tradicionale mes Serbisë dhe Kinës, të shndërrohet në përfitime praktike bashkëpunimi,” u shpreh Orlić.