Kina nis aktivitete kulturore mbarëkombëtare për personat me aftësi të kufizuara
2024-05-03 11:30:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka nisur një fushatë mbarëkombëtare të aktiviteteve kulturore për personat me aftësi të kufizuara në Suzhou, provinca Jiangsu e Kinës lindore.

Nga prilli deri në nëntor, në të gjithë vendin do të zhvillohen aktivitete kulturore njëjavore për personat me aftësi të kufizuar, bën të ditur “Xinhua”. Këto aktivitete do të përfshijnë sesione leximi në objektet e shërbimit për personat me aftësi të kufizuara, dhurime librash për personat me aftësi të kufizuara në komunitete dhe në zonat rurale, si dhe shëtitje në grup në vendet kulturore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një qarkore mbi fushatën, e publikuar më parë nga Federata e Personave me Aftësi të Kufizuara të Kinës, Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Administrata Kombëtare e Shtypit dhe Publikimeve, theksoi fokusin në nivelin bazë, duke nxitur përpjekjet për të zgjeruar format dhe përmbajtjen e aktiviteteve kulturore për të pasuruar jetën kulturore të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas të dhënave, mesatarisht mbi 6000 aktivitete kulturore ekskluzive për personat me aftësi të kufizuara mbahen çdo vit në Kinë. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bibliotekat publike në të gjithë Kinën kanë aktualisht gjithsej 35.176 vende ekskluzive për personat me aftësi të kufizuara dhe më shumë se 2.28 miliardë artikuj materialesh audio-vizuale, treguan të dhënat. (Elona)