Kina, ekspozitë kombëtare për shfaqjet artistike të nxënësve të shkollave
2024-05-03 11:11:40

Foto nga VCG

Ministria kineze e Arsimit ka njoftuar se do të organizojë një ekspozitë kombëtare që shfaq talentet artistike të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.

Ekspozita, e teta e këtij lloji, do të paraqesë një gamë të gjerë projektesh të bazuara në performancë, duke përfshirë muzikën vokale dhe instrumentale, kërcimin, dramën dhe recitimin, bën të ditur “Xinhua”.

Gjithashtu, do të shfaqen edhe vepra të ndryshme të bazuara në art, si piktura, kaligrafia, prerja e vulave, filmat, prodhimet televizive dhe punimet artizanale.

Pas një sërë ekspozitash të mbajtura në nivel shkolle, qarku, qyteti dhe krahine nga prilli deri në dhjetor të këtij viti, një ekspozitë në nivel kombëtar do të zhvillohet nga janari deri në maj 2025.

Ekspozita kombëtare e drejtpërdrejtë, e organizuar bashkërisht nga ministria dhe autoritetet lokale të qytetit të Changsha në provincën Hunan të Kinës qendrore, do të përmbajë shfaqje në terren nga nxënësit, ekspozita arti, aktivitete praktike sociale, si dhe ceremonitë e hapjes dhe mbylljes. (Elona)