Kina kërkon intensifikimin e masave të sigurisë pas shembjes vdekjeprurëse të rrugës
2024-05-03 10:21:31

Foto nga VCG

Zyra e Komisionit për Sigurinë e Punës nën Këshillin e Shtetit ka bërë thirrje për shtimin e përpjekjeve për të garantuar sigurinë pas shembjes vdekjeprurëse të rrugës në Kinën jugore, njoftoi Ministria e Menaxhimit të Emergjencave.

Zyra lëshoi një qarkore urgjente që kërkon nga qeveritë vendore, departamentet përkatëse të qeverisë dhe ndërmarrjet shtetërore të administruara nga qendra të nxjerrin mësime nga shembja e rrugës dhe të marrin masa konkrete për të parandaluar aksidente të ngjashme, citon “Xinhua”.

Në qarkore kërkohen hapa për të forcuar lidhjet e dobëta dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive rrezikun e aksidenteve të mëdha.

Zyra nënvizoi nevojën për veprime të forta për të garantuar sigurinë e infrastrukturës së transportit, atraksioneve turistike, objekteve të mëdha rekreative dhe vendndodhjeve që organizojnë tubime masive, si dhe nevojën për të përmirësuar punën e reagimit ndaj emergjencave.

Një pjesë e autostradës Meizhou-Dabu në provincën Guangdong u shemb mëngjesin e të mërkurës, duke shkaktuar viktima të shumta. (Elona)