Kina nis fushatën e katërt të muajit publicitar të Kodit Civil
2024-05-03 11:09:24

Foto nga VCG

Kina nisi fushatën e katërt mujore për promovimin e Kodit Civil, duke u fokusuar në optimizimin e mjedisit ligjor të biznesit, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Sipas një plani për fushatën këtë vit, ajo do të trajtojë shqetësimet urgjente të subjekteve të tregut dhe njerëzve, bën të ditur “Xinhua”. Ajo do të vazhdojë të bëjë publicitet të Kodit Civil dhe ligjeve dhe rregulloreve të tjera të lidhura me to për të promovuar forcat e reja prodhuese cilësore dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillim cilësor.

Fushata do të thellojë studimin dhe promovimin e Kodit Civil, duke u fokusuar në çështje të tilla si mbrojtja e barabartë, konkurrenca e ndershme dhe parandalimi i rrezikut. Ajo gjithashtu do të lehtësojë studimin dhe promovimin e ligjeve, rregulloreve dhe politikave të lidhura ngushtë me optimizimin e mjedisit ligjor të biznesit. (Elona)