Italia ndihmon familjet me të ardhura të ulëta me pagesë shtesë
2024-05-03 11:47:03

Giorgia Meloni (Qeveria italiane)

Giorgia Meloni (Qeveria italiane)

Mbi 1 milion familje italiane me të ardhura të ulëta do të marrin një pagesë shtesë prej 100 eurosh, pas një dekreti të publikuar nga qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni, përcjell “ATSH”.

Paratë, të cilat nuk do të disbursohen deri në vitin e ardhshëm, do të shkojnë për familjet me të paktën një fëmijë në ngarkim që kanë vetëm të ardhura prej më pak se 28.000 euro në vit.

Kostoja totale vlerësohet në rreth 100 milionë euro.

Fillimisht, bonusi do të paguhej në dhjetor, por ai nuk do të shpërndahet deri në janar 2025.

Kritikët e kanë lidhur masën e qeverisë me zgjedhjet evropiane muajin e ardhshëm, ku Meloni do të jetë kandidatja kryesore për partinë e saj të ekstremit të djathtë “Fratelli d’Italia”.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, Meloni nuk kërkon të kalojë në Parlamentin Europian, por dëshiron të mbetet kreu i qeverisë italiane.

Italia është një nga vendet me borxhin më të lartë në Evropë, që arrin në pothuajse 3 trilionë euro. Sipas shifrave të fundit të Zyrës së Statistikave, deficiti buxhetor i Italisë vitin e kaluar ishte 7.4% e PBB-së, më i lartë se në çdo vend tjetër të BE-së. (Elona)