Viktima e të plagosur nga shembja e rrugës në Guangdong të Kinës jugore
2024-05-02 10:57:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shembja e një autostrade në provincën Guangdong të Kinës jugore, duke shkaktuar rënien e 20 automjeteve, të mërkurën në mëngjes, shkaktoi të paktën në 24 viktima, citon “Xinhua” autoritetet lokale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gati 30 persona të tjerë po marrin trajtim spitalor, pa asnjë në rrezik për jetën, sipas qeverisë së qytetit Meizhou të provincës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:10 në autostradën Meizhou-Dabu në Meizhou. Seksioni i shembur është 17.9 metra i gjatë dhe mbulon një sipërfaqe prej 184.3 metrash katrorë, thanë zyrtarët.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fotot ajrore tregojnë shembjen e njërës anë të autostradës së shpejtë, duke bërë që automjetet të rrëzohen në një shpat.

Sipas zyrtarëve, aksidenti nuk përfshiu automjete të rënda apo automjete që transportonin kimikate të rrezikshme. (Irma)