Foto nga CFP
Të hënën, presidenti kinez Xi Jinping iu përgjigj letrës së punëtorëve serbë të Uzinës së Çelikut të Smederevos.
Në letrën e tij, Xi Jinping-u i inkurajoi punëtorët e uzinës të japin një kontribut të mëtejshëm për miqësinë kino-serbe.
Xi Jinping-u theksoi se Uzina e Çelikut e Smederevos është një përvojë e gjallë praktike e ndërtimit përbashkët të "Një brez, një rrugë" nga Kina e Serbia dhe një shembull i bashkëpunimit dypalësh me përfitime të përbashkëta.
Ditët e fundit, 30 punëtorë serbë të Uzinës së Çelikut të Smederevos i dërguan një letër presidentit Xi Jinping për ta njohur me gjendjen e zhvillimit të uzinës dhe kontributin e saj për përmirësimin e nivelit të jetesës së banorëve vendas. Ata shprehën gjithashtu falënderimin e tyre lidhur me përkujdesin e presidentit Xi për këtë uzinë. (Fani)