Kina e Jugut pritet të ketë më shumë shi gjatë periudhës pesëditore të festës
2024-05-01 11:58:37
Foto nga VCG
Pjesa jugore e Kinës pritet të ketë reshje më të shpeshta shiu gjatë periudhës së festës nga 1 deri më 5 maj, njoftoi Qendra Kombëtare e Klimës.
Foto nga VCG
Reshjet e akumuluara në rajonet në jug të lumit Yangtze, në Kinën jugore dhe provincën Guizhou, pritet të variojnë nga 20 deri në 60 mm, tha në një konferencë për shtyp Jia Xiaolong, zëvendësdrejtor i qendrës, citon “Xinhua”.
Foto nga VCG
Disa nga zonat e lartpërmendura pritet të shohin reshje të akumuluara që tejkalojnë 150 mm, të shoqëruara me stuhi dhe breshër, shtoi Jia.
Qendra klimaterike lëshoi një paralajmërim në lidhje me rrëshqitjet e mundshme malore, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shpejta nga lumenjtë e vegjël dhe të mesëm. (Elona)
Lajmet Kryesore