Foto nga VCG
Rrethi Jing’an në Shangai organizon Festivalin Botëror të Kulturës së Kafes deri më 4 maj, në kuadër të Ditës së Majit, shkruan “China Daily”.
Festivali përmban prezantimin e llojeve të ndryshme të kafesë, si dhe koncerte “live”, shfaqje arti dhe ngjarje të tjera.
I organizuar nga Administrata e Kulturës dhe Turizmit të rrethit Jing'an, festivali mbahet për herë të parë këtë vit në dy vende, në sheshin “CITIC” dhe në sheshin “Daning Music”.
Foto nga VCG
Administrata lokale e Mjedisit ka nisur fushatën “pa mbetje” në festival, duke mbledhur mbetjet e kafesë dhe gotat e përdorura për riciklim.
Një ekspozitë me temë kafeje zhvillohet në bibliotekën “Tianmu Road” në Jing'an, nga 23 prilli deri më 12 maj, duke shfaqur produkte kafeje të cilësisë së mirë nga e gjithë bota, postera dhe libra për kafenetë në Shangai.
Foto nga VCG
Organizatorët presin që festivali të ketë rreth 200.000 vizitorë në vendin kryesor, me shitjet që arrijnë në më shumë se 2 milionë juanë. (Elona)