Indeksi i çmimeve të logjistikës rrugore në Kinës shënoi rënie në mars
2024-05-01 13:06:01

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Indeksi i çmimeve të logjistikës rrugore në Kinë ra me 0.89 për qind në baza vjetore në mars, duke arritur në 102.5, për shkak të nivelit së lartë të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një sondazhi të kryer bashkërisht nga Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve dhe Grupi i Logjistikës Guangdong Lin'an, shkruan “Xinhua”.

Konkretisht, shifra për logjistikën me ngarkesë të plotë, e cila mat kryesisht mallrat me shumicë dhe transportin rajonal, ra me 0.9 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në 102.6.  Sipas sondazhit, kërkesa dhe oferta e tregut të logjistikës rrugore shënuan rritje në muajin mars, duke ia atribuuar rënien e lehtë të indeksit të çmimeve kryesisht bazës së lartë të krahasimit.

Duke evidentuar ecurinë e shëndoshë të makroekonomisë në tremujorin e parë të vitit, veçanërisht në muajin mars, sondazhi parashikoi se indeksi i çmimeve ka të ngjarë të ketë një rritje të lehtë mes luhatjeve në muajin prill. (Elona)