Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit, shtim të fluturimeve për pushime
2024-05-01 11:57:09

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit, një nga dy aeroportet kryesore të Pekinit, po përgatitet për një rritje të numrit të fluturimeve gjatë festës pesëditore të Ditës së Majit.

Aeroporti pritet të ketë 5,837 fluturime dhe 918,300 pasagjerë gjatë pushimeve, përkatësisht 10 për qind dhe 21 për qind në rritje krahasuar me një vit më parë, bën të ditur “Xinhua”.

Trafiku i pasagjerëve parashikohet të arrijë kulmin më 5 maj, me mbi 1200 fluturime hyrëse dhe dalëse që pritet të trajtohen nga aeroporti.

Destinacionet si Tokio dhe Seuli parashikohen të jenë zgjedhje të njohura. (Elona)