Gjykata e Lartë: Leja e paguar e atësisë duhet të sigurohet
2024-05-01 12:54:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Pagesa për punonjësit meshkuj gjatë lejes së atësisë duhet të sigurohet, ripohoi të martën Gjykata e Lartë e Kinës, duke zbuluar detaje të një rasti me ndikim, bën të ditur “China Daily”.

Në mosmarrëveshjen e punës, një fotograf i quajtur Li paditi kompaninë e veshjeve për të cilën kishte punuar në provincën Jiangsu në një gjykatë lokale pasi punëdhënësi nuk e pagoi atë gjatë pushimit të atësisë.

Li kërkoi leje dhe u kthye në shtëpi më 2 korrik 2021, për shkak të shtatzënisë së gruas së tij. Të nesërmen i lindi djali. Në ditët në vijim ai shoqëroi dhe kujdesej për nënën dhe fëmijën dhe nuk punoi deri më 20 korrik të atij viti.

Gjykata lokale citoi rregulloren provinciale të Jiangsu-së për popullsinë dhe planifikimin familjar, duke thënë se burrat kanë të drejtë për jo më pak se 15 ditë pushim të atësisë dhe duhet të paguhen gjatë kësaj periudhe.

Gjykata tha se punonjësit meshkuj kanë të drejtë të aplikojnë për leje atësie për t'u kujdesur për gratë dhe të porsalindurit e tyre, duke theksuar se pagesa për ta gjatë kësaj periudhe duhet të jetë e garantuar.

Leja e atësisë mund të ndihmojë në forcimin e barazisë dhe bashkëpunimit midis burrave dhe grave në çështjet riprodhuese, sipas gjykatës.  (Elona)