Dita e Punës, Harbini regjistron rritje të udhëtimeve dhe rezervimeve të fluturimeve
2024-05-01 12:34:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Udhëtimet e rezervuara njëditore për në Harbin, kryeqendra e provincës kineze Heilongjiang, gjatë festës së Ditës së Punës, janë katërfishuar në krahasim me vitin e kaluar, shkruajnë mediat lokale, referuar të dhënave nga platforma turistike “Ctrip”, shkruan “China Daily”.

Rezervimet e fluturimeve janë rritur gjithashtu me 18 për qind.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Destinacionet më të njohura turistike për këtë festë janë Parku i Tigrave Siberianë, Parku Polar Harbin, Bota Nënujore e Poseidonit dhe Teleferiku i “Songhua River Sightseeing”.

Përveç turistëve vendas nga Heilongjiang, vizitorë nga Pekini, Shangai, provincat e Jilin, Liaoning, Shandong, Guangdong, Jiangsu, Zhejiang dhe rajoni autonom i Mongolisë së Brendshme kanë zgjedhur Harbinin si destinacion pushimi.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Harbin është gati të mirëpresë vizitorët, të cilët mund të shijojnë bukuritë natyrore të vendit në ditët e pranverës. Janë organizuar një sërë aktivitetesh, si turne alpinizmi, aktivitete për t'u afruar me kafshët dhe turne nate në lumin Songhua”,- deklaroi në një konferencë shtypi Zhu Zhanchun, zëvendësdrejtor i Zyrës së Kulturës, Radios, Filmit dhe Turizmit të qytetit.  (Elona)