Chongqing paraqet skenarë të rinj të konsumit
2024-05-01 12:02:51

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Komuna Chongqing e Kinës jugperëndimore do të prezantojë një sërë skenarësh të rinj konsumi, duke filluar nga e marta, përmes një aktiviteti promovues njëjavor, për të stimuluar ekonominë, shkruan “Xinhua”.

Chongqing synon të prezantojë aktivitete të ndryshme rekreative që lidhen me sportet dhe turizmin, duke përfshirë hedhje me parashutë, shëtitje mbi lumin Yangtze dhe vëzhgim nga ajri të peizazhit të qytetit.

Chongqing planifikon të hapë të paktën dy rrugë ajrore në lartësi të ulët për turistët që të shijojnë pamjet nga ajri të monumenteve të qytetit. Për t'i ndihmuar njerëzit të kenë qasje të lehtë në këto aktivitete, Chongqing do të publikojë një hartë të konsumit që nxjerr në pah më shumë se 40 ndërmarrje që menaxhojnë aktivitetet në lartësi të ulëta në të gjithë qytetin. Harta gjithashtu tregon vendndodhjet, projektet kryesore dhe detajet e kontaktit të këtyre ndërmarrjeve. Po ashtu, Chongqing ofron kuponë me vlerë 10 milionë juanë (rreth 1.4 milionë dollarë amerikanë) për konsumatorët. Kuponët mund të përdoren për shumicën e aktiviteteve në lartësi të ulëta në të gjithë qytetin, duke i bërë ato më të aksesueshme për një bazë më të gjerë konsumatore dhe duke stimuluar tregun. (Elona)