Viktima dhe të plagosur nga një sulm në një xhami në Afganistan
2024-05-01 12:05:56

Afganistan (Foto Panorama)

Afganistan (Foto Panorama)

Shtatë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm në një xhami në provincën Herat të Afganistanit. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Abdul Mateen Qani, deklaroi se një person i armatosur qëlloi mbi besimtarët në një xhami në rrethin Guzara mbrëmjen e të hënës.

Ndër viktimat është edhe imami i xhamisë, një fëmijë dhe pesë besimtarë të rritur, sipas raportimeve, citon “Panorama”.

Sipas banorëve lokalë, xhamia i shërbente komunitetit pakicë shiit. Ndryshe nga zyrtarët, ata thanë se sulmi u organizua nga një grup prej tre personash të armatosur.

“Një prej tyre ishte jashtë dhe dy të tjerë u futën brenda xhamisë, duke qëlluar besimtarët. Kushdo që ishte në xhami ose ka vdekur ose është plagosur”,- deklaruan banorët vendas. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin.(Elona)