Kina vendos 311 persona nën ndalim administrativ për incidente në fluturim
2024-05-01 12:01:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet e Kinës kanë dënuar 311 persona me paraburgim administrativ si pjesë e një goditjeje ndaj incidenteve në fluturim që nga korriku 2023, njoftoi të martën Ministria e Sigurisë Publike.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fushata speciale synonte të frenonte duhanin, konfliktet për vendet dhe sjellje të tjera të padisiplinuara në fluturime, bën të ditur “Xinhua”. Aksioni rezultoi në 669 raste të trajtuara dhe gjashtë persona të përballur me masa penale të detyrueshme, shtoi ministria.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Raporti i incidenteve përçarëse për milion pasagjerë ra me 13.2 për qind falë goditjes, sipas ministrisë, e cila bëri të ditur se fushata kishte frenuar në mënyrë efektive shfaqjen e shpeshtë të incidenteve të tilla. (Elona)