Zelensky: Shpejtësia e dërgesave të armatimit nënkupton stabilizimin e frontit
2024-05-01 13:12:10

Volodymyr Zelensky dhe Jens Stoltenberg (Foto RTSH)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve perëndimore për Ukrainën. Ai theksoi se një pjesë e ndihmave ka filluar të mbërrijë në Ukrainë, por shtoi se nevojitet një shpërndarje më e shpejtë, shkruan “RTSH”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev, me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti Zelensky tha se pikërisht kjo është arsyeja pse shpejtësia e dërgesave nënkupton stabilizimin e frontit.

Deklarata e presidentit ukrainas vjen pas miratimit nga Kongresi amerikan të paketës së ndihmës për Ukrainë prej 61 miliardë dollarësh.(Elona)