Kina regjistroi 16.7% më shumë udhëtime të brendshme në tremujorin e parë të vitit
2024-05-01 12:04:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gati 1.42 miliardë udhëtime të brendshme janë kryer në Kinë në tre muajt e parë të vitit, një rritje prej 16.7 për qind në baza vjetore, sipas të dhënave të publikuara të martën nga Ministria e Kulturës dhe e Turizmit, cituar nga “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbi 1.52 trilionë juanë (rreth 213.89 miliardë dollarë amerikanë) u shpenzuan nga turistët vendas gjatë kësaj periudhe, 17 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i udhëtimeve brenda vendit të kryera nga banorët e zonave rurale u rrit me 25.7 për qind në baza vjetore, me një rritje prej 26.9 për qind të shpenzimeve krahasuar me tremujorin e parë të 2023, sipas të dhënave. (Elona)