Lumi Dongjiang i Kinës shënoi përmbytjen e parë të vitit 2024
2024-04-30 17:18:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Burimeve Ujore njoftoi se lumi Dongjiang, në pellgun e lumit Pearl, është përmbytur për herë të parë këtë vit, njofton “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të prekur nga reshjet e mëdha të shiut, rrjedhat e ujit në stacionin hidrologjik Boluo në qytetin Huizhou në provincën Guangdong të Kinës jugore u rritën në 7000 metra kub në sekondë të dielën, duke arritur standardin e përmbytjeve të vendosur nga ministria.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria ka mbajtur një reagim të nivelit IV për kontrollin e emergjencës ndaj përmbytjeve në provincën Guangdong.

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele të kontrollit të përmbytjeve, ku niveli I është përgjigjja më e ashpër. (Fatosi)