Komiteti i 20-të Qendror i PKK-së do ta zhvillojë plenumin e tretë në korrik
2024-04-30 20:19:49

foto nga CFP

foto nga CFP

Plenumi i tretë i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) do të mbahet në Pekin në korrik, sipas një vendimi të marrë në një mbledhje të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së të martën.

Sipas rendit të ditës të plenumit, Byroja Politike do t'ia raportojë punën e saj Komitetit Qendror dhe në plenum do të studiohen kryesisht çështjet lidhur me thellimin e gjithanshëm të reformës dhe përparimin e modernizimit kinez. 

Mbledhja e Byrosë Politike analizoi gjithashtu gjendjen e tanishme ekonomike e punën ekonomike dhe diskutoi një dokument mbi politikat dhe masat për përparimin e vazhdueshëm të zhvillimit të integruar me cilësi të lartë të Deltës së Lumit Jance.

Mbledhja u kryesua nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping.