Kina dhe Mongolia përgatiten të kryejnë stërvitje të përbashkët të ushtrisë
2024-04-30 10:50:58

Foto nga VCG

Kina dhe Mongolia do të kryejnë një stërvitje të përbashkët të ushtrisë si pjesë e planit vjetor të bashkëpunimit midis dy ushtrive dhe konsensusit të ndërsjellë, njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, shkruan “China Daily”.

Trajnimi është planifikuar të zhvillohet deri në fund të majit në provincën Gobi, në lindje të Mongolisë.

Kina do të dërgojë një forcë me madhësi batalioni të pajisur me lloje të ndryshme armësh dhe mjetesh.

Ky shënon trajnimin e parë të përbashkët të ushtrisë midis dy vendeve që fokusohet në trajtimin e grupeve të armatosura të paligjshme.

Stërvitja synon të thellojë më tej besimin e ndërsjellë strategjik dhe bashkëpunimin pragmatik midis dy ushtrive, duke dhënë kontribute pozitive për paqen dhe stabilitetin rajonal. (Fatosi)