Kryeministri spanjoll njoftoi se nuk do të heqë dorë nga posti
2024-04-30 10:08:08

Foto nga VCG

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, njoftoi se ka vendosur mos të heqë dorë nga posti në krye të qeverisë.

Sanchez njoftoi se kishte vendosur të qëndronte si kryeministër, pavarësisht nga një fushatë diskreditimi, për të cilën ai akuzoi opozitën e djathtë, me qëllim, sipas tij, hapjen e një hetim gjyqësor ndaj bashkëshortes, shkruan “ATSH”.

Ai kishte heshtur për gati një javë pas njoftimeve për nisjen e hetimit ndaj bashkëshortes së tij, me akuzën e korrupsionit.

Lideri socialist 52-vjeçar ka në pushtet që nga viti 2018.

Në vend u zhvilluan mitingje solidariteti të organizuara nga mbështetësit e tij, për të cilat ai tha se kishin ndikuar në vendimin e tij, të cilin ai tha se e kishte marrë së bashku me bashkëshorten.

Akuzat ndaj bashkëshortes së tij, e cila nuk mban poste publike, u ngritën nga organizata e krahut të djathtë “Manos Limpias”, e cila pranoi më vonë se ato bazoheshin në raportet e mediave, që mund të ishin të rreme.

Zyra e prokurorit publik në Spanjë kërkoi gjithashtu javën e kaluar që të anulohej hetimi paraprak për bashkëshorten e kryeministrit spanjoll. (Fatosi)