Pekini publikon planin për të lehtësuar rinovimin e pajisjeve dhe tregtimin e mallrave të konsumit
2024-04-30 17:14:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria komunale e Pekinit publikoi një plan veprimi për të lehtësuar rinovimin e pajisjeve dhe për të inkurajuar tregtimin e mallrave të konsumit, njofton “Xinhua”.

Plani përfshin 23 masa specifike, që mbulojnë përmirësimet e sistemeve të tranzitit hekurudhor, ngrohjes dhe gazit natyror, si dhe avancimet në pajisjet arsimore dhe mjekësore.

Ai përfshin gjithashtu iniciativa për transformime të gjelbra dhe llogaritje inteligjente në qendrat e të dhënave, së bashku me mbështetjen për zëvendësimet e automjeteve të vjetra.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zyrtarët qeveritarë kanë lavdëruar iniciativën për paraqitjen e mundësive të rëndësishme të tregut.

“Pas mbi 40 vjet reformash dhe hapjeje, Pekini ka grumbulluar një pasuri makinerish dhe pajisjesh, duke hyrë në periudhën e pikut për rinovimin dhe zëvendësimin e aseteve ekzistuese përpara pjesës tjetër të vendit”,- tha Lai Xianyu, zëvendësdrejtor i Komisionit Bashkiak të Zhvillimit dhe Reformës së Pekinit.

Bazuar në vlerësimet e dhëna nga Lai, banorët e Pekinit kishin mbi 50 milionë pajisje shtëpiake dhe afërsisht 7.6 milionë automjete deri në vitin 2023, gjë që tregon kërkesë të konsiderueshme për rinovim dhe zëvendësim.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pekini do të prezantojë një sërë stimujsh për të forcuar planin e veprimit.

Zhao Weidong, zëvendësdrejtor i Zyrës Komunale të Tregtisë së Pekinit, theksoi planet e qeverisë për të promovuar pajisjet shtëpiake inteligjente dhe mobilimin e modernizuar të shtëpisë, duke u fokusuar në 26 lloje produktesh miqësore me mjedisin dhe inovative. (Fatosi)