Sektori i postës së shpejtë i Kinës trajton 50 miliardë pako në katër muajt e parë
2024-04-30 18:07:28

Punonjësit dorëzojnë mallrat sipas porosive në një depo në distriktin Lianyun të qytetit Lianyungang në provincën Jiangsu të Kinës Lindore. / CFP

Sektori kinez i postës së shpejtë pati një rritje të madhe në katër muajt e parë të sivjetshëm. Firmat e postës së shpejtë në mbarë vendin trajtuan mbi 50 miliardë pako deri më 29 prill, duke e arritur këtë shifër 32 ditë përpara krahasuar me vitin 2023, treguan të dhënat nga Zyra Shtetërore e Postës.

Mbi 100 milionë pako u dërguan nëpërmjet postës së shpejtë në zonat rurale këtë vit në bazë ditore, me një vëllim biznesi në rritje në rajonet qendrore e perëndimore.

Sektori i postës së shpejtë i Kinës po dëshmon një transformim inteligjent, duke përfshirë rindërtimin intelektual të qendrave të shpërndarjes të postës së shpejtë në shkallë të gjerë dhe përdorimin me ritme të shpejta të magazinave pa njerëz, automjeteve pa drejtues dhe dronave. (Artan)