Baza industriale e UAV-ve fillon prodhimin në Kinën jugperëndimore
2024-04-30 11:11:16

Foto nga Chinanews.com

Një bazë industriale e fokusuar në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) u vu në veprim të dielën në qytetin Zigong, provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, sipas Korporatës së Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC), njofton “Xinhua”.

“AVIC Chengdu Aircraft Industrial Group Co., Ltd.” dhe qeveria komunale Zigong ndërtuan bashkërisht këtë bazë industriale, duke synuar të nxisin zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së UAV-ve, njoftoi prodhuesi kryesor i avionëve në vend.

Që nga viti 2021, Zigong ka kultivuar industrinë e UAV-ve dhe të aviacionit të përgjithshëm, duke tërhequr 56 institucione dhe ndërmarrje të lidhura, duke u bërë i njohur për prodhimin dhe aplikimin pilot të UAV-ve të mëdhenj e të mesëm. (Fatosi)