Foto nga VCG
Liria e medies në disa vende të BE-së është në pikën kritike, thuhet në raportin vjetor të Unionit të Lirive Civile për Europë, njofton “RTSH”.
Raporti ka zbuluar se liria e medies në disa vende të BE-së është në rënie të vazhdueshme, e cila shkon paralelisht me rënien e sundimit të ligjit.
Unioni i Lirive Civile për Evropën (Liberties) në raportin e tij vjetor për lirinë e medies, të përpiluar me 37 grupe të të drejtave në 19 vende, vëren se tendencat alarmante të identifikuara më parë vazhduan në vitin 2023, megjithëse legjislacioni i ri në mbarë BE-në mund të ofrojë shpresë për përmirësim.
Gazetarët në vende si Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia dhe Italia u përballën me sulme fizike në vitin 2023, ndërsa në Hungari dhe Sllovaki gazetarët u përballën me abuzime dhe kërcënime nga politikanët e zgjedhur.
Në Rumani dhe Suedi, policia nuk arriti të hetojë siç duhet sulmet ndaj gazetarëve, si për shkak të mungesës së burimeve apo për mungesë të vullnetit, shkruhet në raport.
Ndërsa në Francë dhe Bullgari, oficerët e policisë sulmuan gazetarët. (Fatosi)