Foto nga VCG
Kina nisi uljen e çmimeve me pakicë të benzinës dhe naftës, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, njoftoi planifikuesi kryesor ekonomik i vendit, citon “Xinhua”.
Sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, çmimet e benzinës dhe të naftës do të bien me 70 juanë (rreth 9.85 dollarë amerikanë) për ton.
Bazuar në mekanizmin aktual, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen në përputhje me ndryshimet në çmimet ndërkombëtare të naftës bruto.
Komisioni bëri të ditur se tre kompanitë më të mëdha të naftës të Kinës - Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës, Korporata Petrokimike e Kinës dhe Korporata Kombëtare e Naftës në det të hapur të Kinës - dhe rafineritë e saj të naftës janë orientuar të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme. (Fatosi)