Kryediplomatja gjermane: Ballkani Perëndimor të pranohet sa më shpejt në BE
2024-04-30 10:06:08

në vitin 2023 (Foto nga VCG)

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, bëri thirrje për pranimin e shpejtë në Bashkimin Evropian të kandidatëve për anëtarësim në Ballkanin Perëndimor, ndërsa blloku shënon 20-vjetorin e zgjerimit të tij me 10 vende, shkruan “ATSH”.

“Zonat gri politike dhe gjeografike në Ballkan ose në lindje të BE-së janë marrin një rëndësi të veçantë. Zgjerimi i BE-së sot është gjithashtu një domosdoshmëri gjeopolitike”,- shkroi Baerbock në një opinion të botuar për të shënuar këtë përvjetor.

Sipas saj, ashtu si 20 vjet më parë, miliona europianë sot shohin një mundësi dhe premtim për t’u bërë qytetarë të BE-së. Ajo paralajmëroi se nuk mund të lejohet që një brez tjetër i tërë të lëngojë përsëri në dhomën e pritjes së BE-së, siç është rasti me Ballkanin Perëndimor.

“Ne nuk duhet të humbim mundësinë për ta bërë bashkimin tonë më të madh dhe më të fortë dhe, për këtë arsye, më të sigurt. Gjenerata e raundit të zgjerimit të vitit 2004 duhej të merrte guximin për mos t’u lëkundur nga erërat e kundërta dhe parullat populiste. Brezi ynë tani është përballur me detyrën për të mbrojtur dhe forcuar projektin europian të paqes dhe lirisë, edhe nëse kushton një sasi të jashtëzakonshme energjie. Reformat janë të nevojshme që kjo të ketë sukses”- deklaroi kryediplomatja gjermane. (Fatosi)