Prill, ulet PMI-ja e prodhimit e Kinës
2024-04-30 17:34:29

Punonjës në një punishte të Kompanisë së Parë të Industrive të Rënda të Kinës (CFHI) në Qiqihar, provinca Heilongjiang e Kinës Verilindore, 28 prill 2024. (Xinhua/Xie Jianfei)

Nga të dhënat zyrtare të publikuara të martën del se treguesi i menaxherëve të blerjes (PMI) për sektorin kinez të prodhimit në prill ishte 50.4, nga 50.8 në muajin pararendës.

Një shifër mbi 50 tregon zgjerim, ndërsa nën 50 tkurrje.

PMI-ja e prodhimit ka ruajtur zgjerimin për dy muaj me radhë, duke treguar rimëkëmbjen e vazhdueshme të sektorit, bëri të ditur Zhao Qinghe nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

Sipas tij, prodhimi i ndërmarrjeve u përshpejtua dhe treguesi i prodhimit u ngrit me 0.7 pikë, duke arritur në 52.9, vlera më e lartë që nga prilli 2023.

Zha tha se kërkesa e tregut vazhdoi të zgjerohet dhe treguesi i porosive të reja ishte 51.1.

Ai shtoi se PMI-ja e ndërmarrjeve të përmasave të ndryshme ishte mbi 50, me shifra përkatësisht 50.3 për ndërmarrjet e mëdha, 50.7 për ato të mesme dhe 50.3 për firmat e vogla. 

Zhao theksoi gjithashtu se nxitësit e rinj të rritjes ekonomike ruajtën shtimin e shpejtë. Në prill, PMI-ja për prodhimin e pajisjeve dhe prodhimin e teknologjisë së lartë arriti përkatësisht 51.3 dhe 53.

Ndjenja e tregut në sektorin e prodhimit mbeti e qëndrueshme, me një vlerë të pritshmërive të biznesit prej 55.2, sipas NBS-së.