foto nga CFP
Presidenti kinez Xi Jinping u shprehu të martën përshëndetjet dhe urimet më të mira punonjësve të mbarë vendit në prag të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i dërgoi këto urime në emër të Komitetit Qendror të PKK-së.
Ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe është një vit vendimtar për përmbushjen e objektivave dhe detyrave të vendosura në planin e 14-të pesëvjeçar, tha Xi, duke vlerësuar kontributet e rëndësishme të dhëna nga punëtorët për kauzën e Partisë dhe të vendit.
Ai u bëri thirrje punëtorëve të marrin pjesë aktivisht në përparimin e modernizimit kinez me zhvillim të cilësisë së lartë dhe të punojnë pa u lodhur për të nxitur ndërtimin e një vendi të fortë dhe rilindjen e kombit kinez në të gjitha frontet.
Xi u kërkoi komiteteve të Partisë dhe organeve të pushtetit në të gjitha nivelet të përmbushin, të mbrojnë e të zhvillojnë të drejtat e interesat e ligjshme të punëtorëve dhe t'i inkurajojnë ata t'i realizojnë ëndrrat e tyre nëpërmjet punës. (Artan)