Do të botohet artikulli i Xi Jinping-ut mbi mobilizimin e punëtorëve për të marrë pjesë në forcimin e vendit dhe rilindjen kombëtare
2024-04-30 20:31:24

foto nga CFP

Xi Jinping drejtoi bisedoi me lidrët e rinj të Federatës Mbarëkineze të Sindikatave në tetor 2023/ të foto nga CFP

Një artikull nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping mbi mobilizimin e qindra milionë punonjësve të vendit për të marrë pjesë fuqimisht në kauzën e madhe të ndërtimit të një vendi të fortë dhe rilindjes kombëtare do të botohet të mërkurën.

Artikulli i Xi Jinping-ut, gjithashtu president dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, do të publikohet në numrin e nëntë të këtij viti të revistës "Qiushi", organ qendror i Komitetit Qendror të PKK-së.

Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së, klasa punëtore ka qenë shtyllë e zhvillimit të çështjes së Partisë e të vendit nën udhëheqjen e Komitetit Qendror të PKK-së. Lëvizja e punëtorëve kinezë ka pasur arritje historike dhe puna e sindikatave ka bërë përparim të përgjithshëm, thuhet në artikull. 

Punonjësit kinezë kanë përballuar sfida të vështira e kanë mbajtur përgjegjësi në punët madhore si zhvillimi ekonomik, risitë tekniko-shkencore, ulja e varfërisë, rigjallërimi rural, parandalimi dhe kontrolli i epidemisë dhe zbutja e fatkeqësive, sipas artikullit.