Muzeu Sanxingdui në Kinën jugperëndimore hap ekspozitën e artikujve prej bronzi
2024-04-30 17:24:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Muzeu Sanxingdui në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore çeli një ekspozitë speciale që tregon kursin kryesor të zhvillimit të produkteve prej bronzi në Kinën e lashtë, njofton “Xinhua”.

Mbi 160 artefakte bronzi që ishin ruajtur më parë në Muzeun Kombëtar të Kinës në Pekin, duke përfshirë rreth 30 që janë nën nivelin më të lartë të mbrojtjes në Kinë, do të ekspozohen në Muzeun Sanxingdui deri në korrik.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspozita, “Historia e derdhur në bronz: Kuptimi i Kinës së lashtë përmes bronzit”, u hap nga Muzeu Sanxingdui dhe Muzeu Kombëtar i Kinës.

Ekspozita e veçantë ndryshon nga ekspozitat konvencionale të organizuara kronologjikisht duke u fokusuar te format, modelet dekorative, mbishkrimet dhe metodat e prodhimit të artikujve të saj, si dhe kushtet e ruajtjes së enëve prej bronzi në mjedise të ndryshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo është ekspozita e parë speciale që mbahet në godinën e re të muzeut që nga hapja e tij vitin e kaluar.

E ndodhur pranë ndërtesës së vjetër të muzeut, objekti i ri i Muzeut Sanxingdui ka një sipërfaqe totale prej 54.400 metrash katrorë, pesë herë më të madhe se paraardhësi i tij.  (Fatosi)