Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit kinez do të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik
2024-04-30 21:01:14

foto nga CFP

foto nga CFP

Me ftesën e presidentit të Gambias Adama Barrow, përfaqësuesi i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, zëvendëskryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore Zheng Jianbang, do të shkojë në Gambia nga 4 deri më 5 maj për të marrë pjesë në samitin e 15-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Banxhul. 

Njoftimin e bëri të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian.