Kryeministri britanik refuzon moszhvillimin e zgjedhjeve në korrik
2024-04-29 16:27:17

Kryeministri britanik (Foto Rtsh)

Kryeministri britanik (Foto Rtsh)

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka refuzuar përsëri të përjashtojë moszhvillimin e zgjedhjeve në korrik, mes spekulimeve se një rezultat i keq në zgjedhjet lokale për konservatorët mund të detyrojë dorëheqjen e tij, shkruan “ATSH”.

Sunak tha se nuk do të thotë asgjë më shumë nga ç’ka thënë deri tani, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet lokale ka të ngjarë të zhvillohen në gjysmën e dytë të vitit.

Shumica e analistëve parashikojnë tetorin ose nëntorin, megjithëse teknikisht mund të nënkuptohet edhe korriku.

Një rezultat jo i mirë në zgjedhjet për kryetar bashkie dhe këshillash më 2 maj ose mund të çojë në një sfidë për lidershipin e tij, ose do ta bindë atë se një ditë votimi më herët mund të jetë një zgjidhje më e mirë sesa të çalojë me një parti të ndarë. (Fatosi)