Biden thumbon Trumpin në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
2024-04-29 15:50:48

Foto nga VCG

Në fjalimin mbajtur në darkën vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti amerikan Joe Biden kritikoi rivalin e tij republikan Donald Trump për papjekuri, ai bëri gjithashtu shaka me moshën e tij të madhe, si dhe sfidoi përfaqësuesit e medias në Uashington.

Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një aktivitet shekullor, bën bashkë gazetarë, politikanë dhe personalitete të jetës sociale e kulturore.