Mitsotakis: Greqia nuk do të japë sistem të mbrojtjes ajrore për Ukrainën
2024-04-28 10:43:46

Foto nga VCG

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Greqia nuk do të dorëzojë asnjë sistem të mbrojtjes ajrore “Patriot” apo “S-300” në Ukrainë.

Kryeministri Mitsotakis tha në një intervistë televizive se Greqia ka ofruar tashmë pajisje të ndryshme mbrojtëse në mbështetje të Ukrainës, duke theksuar se nuk mund të furnizohet Ukraina me sisteme armësh që janë me rëndësi vendimtare për vetë vendin, shkruan “ATSH”.

Deklarata e kryeministrit grek vjen pas raporteve të fundit që sugjeronin se disa liderë në BE kishin ushtruar presion ndaj Greqisë për të ofruar sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

Kryeministri Mitsotakis konfirmoi se ishin bërë hetime dhe se Greqia është e gatshme të furnizojë Ukrainën me mallra të tjera. (Irma)