OKB: Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat
2024-04-28 15:42:36

Foto nga VCG

Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga lufta shkatërruese e Izraelit, deklaroi Pehr Lodhammar, zyrtar i lartë i OKB-së për Veprimin kundër Minave (UNMAS), përcjell “Panorama”.

Sipas tij, lufta tokësore dhe ajrore e Izraelit kundër Hamasit e ka rrënuar shumicën e territorit të vogël bregdetar me 2.3 milionë banorë, duke i lënë shumicën e civilëve të pastrehë, të uritur dhe të rrezikuar nga sëmundjet.

Ai theksoi se lufta e ka mbushur me gati 37 miliardë tonë mbeturina territorin e mbipopulluar palestinez.

Sipas tij, edhe pse nuk është e mundur të dihet numri i saktë i mjeteve të pashpërthyera në Gazë, është parashikuar se mund të nevojiten 14 vjet sipas kushteve të caktuara për t’i hequr mbeturinat, përfshirë dhe gërmadhat e ndërtesave të rrënuara.

Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi pasi pjesëtarët e këtij grupi vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë atij sulmi në jug të Izraelit.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra.  (Irma)