20-vjetori i zgjerimit të BE-së, von der Leyen: Ballkani Perëndimor gjithnjë e më afër Bashkimit Europian
2024-04-26 14:31:52

Von der Leyen (Foto Rtsh)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Ballkani Perëndimor është gjithnjë e më afër Bashkimit Europian.

Në kuadër të 20-vjetorit të zgjerimit të BE-së, von der Leyen u shpeh se dëshira për të bashkuar Evropën e për të kompletuar Unionin është më e rëndësishme se kurrë më parë, shkruan “RTSH”.

“Më 1 maj 2004, paraardhësi im, Romano Prodi, deklaroi se zgjerimi i fundit është i pesti dhe më i madhi në historinë e BE-së dhe se nuk do të ishte i fundit. Dhe kishte të drejtë. Që atëherë, tre vende të tjera i janë bashkuar BE-së. Sot, dëshira për të bashkuar Europën dhe për të kompletuar BE-në është më e rëndësishme se kurrë më parë. Ballkani Perëndimor po afrohet gjithnjë e më shumë me ne. Ne morëm vendimin historik për të nisur negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërkohë që populli i Gjeorgjisë nuk i fsheh as ëndrrat e tyre evropiane”,- tha presidentja e KE-së. (Irma)