Presidenti ukrainas (Foto Msn)
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falenderoi homologun amerikan, Joe Biden, dhe Kongresin e SHBA-së, për miratimin e një pakete mbështetëse për Ukrainën me vlerë rreth 61 miliardë dollarë amerikanë.
“Ne po fitojmë mbështetjen që na nevojitet për të vazhduar mbrojtjen e jetëve nga sulmet ruse”,- shkroi presidenti Zelensky në një postim në “X”, citon “Xinhua”.
Gjatë ditëve të fundit, Ukraina ka punuar me Shtetet e Bashkuara në të gjitha nivelet për të përfshirë llojet e armëve që vendi kërkon në disbursimin e parë të ndihmës ushtarake nga paketa mbështetëse, të cilat janë me vlerë 1 miliard dollarë, tha Zelensky.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal e përshkroi ndihmën si një sinjal të rëndësishëm mbështetjeje dhe shprehu besimin se furnizimet me armë mund të rifillojnë këtë javë.
Këtë javë, presidenti amerikan nënshkroi legjislacionin që parashikon ndarjen e 61 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën, i cili u miratua më herët nga Senati amerikan. (Irma)