BE shpall sanksione të reja ndaj programit të raketave dhe dronëve të Iranit
2024-04-24 15:48:11

BE shpall sanksione (Foto RTSH)

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord në Luksemburg për të zgjeruar sanksionet kundër programit UAV dhe raketor të Iranit, njofton RTSH.

“Kemi arritur një marrëveshje politike”, njofton në fund të takimit shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Sanksionet e reja synojnë të bllokojnë eksportin nga Bashkimi Evropian të pjesëve të përdorura në prodhimin e dronëve dhe raketave balistike.

“Ky është një vendim dramatik që i dërgon një mesazh të qartë Khameneit, Iranit dhe përfaqësuesve të tij: Nuk mund të vazhdoni të minoni stabilitetin dhe paqen rajonale”, thotë ministri i Jashtëm Israel Katz në një mesazh që vlerëson vendimin e Bashkimin Evropian. Katz shtoi gjithashtu se “kjo është një disfatë diplomatike - dhe është vetëm fillimi”.(Fatosi)