Koreja e Veriut (Foto Panorama.al)
Koreja e Veriut e ka hedhur një raketë balistike në drejtim të ujërave të vet lindor të hënën, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, shkruan panorama.al. Ky është testimi më i fundit në një varg testimesh të armëve nga Koreja e Veriut.
Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se testimi ndodhi të hënën, por nuk dha hollësi të tjera, si për shembull, sa larg fluturoi raketa.
Vetë Koreja e Veriut njoftoi të shtunën se e ka testuar një kokë raketore të një rakete lundruese “tejet të madhe” dhe një raketë të re kundërajrore në pjesën e bregdetit perëndimor të premten.
Disa ekspertë kanë thënë më herët se Koreja e Veriut mund të bëjë provokime të mëdha, si lëshimin e një sateliti të ndaluar këtë muaj për të shënuar përvjetorë të rëndësishëm shtetërorë, ditëlindjen e themeluesit të shtetit Kim Il Sung më 15 prill, dhe përvjetorin e themelimit të ushtrisë së Veriut më 25 prill.(Fatosi)