Makina e garave godet spektatorët në Sri Lanka, 7 viktima dhe 21 të plagosur
2024-04-23 14:49:10

Aksidenti në Sri Lanka (Foto RTSH)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sri Lanka ku një makinë garash ka përplasur spektatorët, duke u marrë jetën 7 prej tyre dhe duke plagosur 21 të tjerë, njofton RTSH. Pesë persona humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët ndërruan jetë në spital. Përplasja ndodhi në garën Fox Hill Supercross në Diyatalawa, një qytet bazë ushtarake.

Mes viktimave, katër ishin zyrtarë të garës si dhe spektatorë, përfshirë një vajzë 8-vjeçare. Janë bërë të ditura pak detaje rreth shoferit, gjendjes së tij dhe nëse do të përballet me akuza. Por autoritetet bën me dije se policia po heton mbi ngjarjen. Sipas dëshmitarëve, përplasja ka ndodhur menjëherë pasi një makinë tjetër është përmbysur në pistë.

Në mediat sociale, spektatorët kanë vënë në dyshim pse nuk kishte mbrojtje më të mëdha, duke kritikuar mungesën e barrierave të sigurisë në disa pjesë të pistës. Ngjarja e drejtuar nga Shoqata e Sporteve të Automjeteve të Sri Lankës ka funksionuar që nga viti 1993, por kjo ishte gara e parë në pesë vjet për shkak të kufizimeve pandemike dhe çështjeve që rezultojnë nga kriza ekonomike e vendit.(Fatosi)