CFP
Të paktën 12 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një sulm izraelit kundër spitalit indonezian në pjesën veriore të qytetit të Gazës, njoftoi Ashraf al-Kintreh, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit, citon “RTSH”.
“Ushtria izraelite po rrethon spitalin indonezian dhe ne kemi frikë se ajo që ndodhi në spitalin Al-Shifa do të ndodhë atje," shtoi ai.
Mes viktimava mësohet të ketë edhe mjekë.
Sulmi vjen pasi sipas Hamasit është rënë dakord për një armëpushim për lirimin e pengjeve, por Izraeli e mohon dhe nuk e respekton.
Marrëveshja parashikon lirimin e rreth 150 grave dhe fëmijëve të mbajtur në burgjet izraelite.
Nga ana e tij kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ende nuk ka marrëveshje për lirimin e disa prej pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmeve të grupit militant të 7 tetorit. (Fatosi)